Vendosni fjalën kyçe....

Trump publikon mesazhin e Macron që ofron takimin e G7 në Paris


Presidenti francez Emmanuel Macron i ka propozuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, zhvillimin e një takimi të G7 në Paris të enjten pasdite, duke shprehur gjithashtu habinë e tij lidhur me veprimet e Trump në Grenlandë. Detajet dalin nga një pamje ekrani e mesazheve private, të cilën Trump e publikoi në rrjetin e tij social Truth Social, duke pohuar se bëhej fjalë për një mesazh nga Macron.

Sipas mesazheve të publikuara, Macron i tha presidentit amerikan se mund të ftonte ukrainasit, danezët, sirianët dhe rusët të merrnin pjesë në margjinat e takimit, dhe gjithashtu e ftoi Trumpin të darkonte me të në Paris të enjten.

Përgjigjet e Trump, nëse ka pasur, nuk ishin pjesë e pamjes së ekranit që ai postoi. Shtëpia e Bardhë dhe zyra e Macron nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

Një burim pranë Macron tha se mesazhi  i ndarë nga Trump ishte autentik, shkruan Reuters.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen në Bruksel të enjten në mbrëmje për një samit emergjent pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa të reja ndaj disa vendeve të BE-së për shkak të kërkesës së tij për të blerë Groenlandën.