
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një postim në Facebook ndau foto të seancës së të hënës në parlament ku deputetët e opozitës rrethuan podiumin e ndezën flakadanë duke penguar zhvillimet normale të seancës së parë të kuvendit për vitin 2026.
Balla ne reagim pyet nese është e pranueshme kjo pamje dhe shton se opozita tha se flakadanët përdoren për zbulimin e gjinisë së bebeve.
“Kam një pyetje për ju: A është e pranueshme kjo pamje? Përgjigja nga deputetët e opozitës ishte se këto flakadanë përdoren për zbulimin e gjinisë së bebeve. Hajde merri vesh këta” shkroi Balla në Facebook.