Vendosni fjalën kyçe....

Konflikti në rrugë përfundon me vrasje, policia arreston autorin e dyshuar



Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh, ka ndodhur një konflikt mes dy drejtuesve të automjeteve, i cili ka përfunduar me humbjen e jetës së një personi.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Petrit Ndou, rreth 60 vjeç. Policia bën me dije se autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta. Për zbardhjen e plotë të rrethanave, grupi hetimor ka administruar disa dëshmi dhe deklarata, ndërsa hetimet vijojnë.