Vendosni fjalën kyçe....

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje në Britani, vetëdorëzohet në Tiranë 26-vjeçari


26-vjeçari Armando Markun, i cili kërkohej nga autoritetet britanike për veprën penale të vrasjes, ka vendosur të dorëzohet këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.

Marku ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool, Angli, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2019.

Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kishin lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, duke e përfshirë në hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari është shoqëruar nga policia dhe tashmë pritet që të nisin procedurat ligjore përkatëse ndaj tij.