
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar mbi njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
KLGJ-ja thekson se sapo shkresa e verifikimit të kryer ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka (Shpata, Maneku) të mbërrijë, do nisin procedurat përkatëse.
“Mirëmbrëma! Të nderuar kolegë, lidhur me njoftimin e sotëm të Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me vendimin e miratimit të rezultateve të verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit datë 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bëj me dije se deri në orën 20:30 datë 20.01.2026 në adresë të KLGJ-se nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar. Sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrijë zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, dhe më pas do të ndiqet procedura përkatese ligjore. Ju faleminderit!”, thuhet në njoftimin e KLGJ-së.
Njoftimi nga KLGJ-ja vjen pas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme mbi dënimin e Irena Gjokës në Greqi dhe kërkesën e PD-së për përjashtimin e saj si gjyqtare.