
Presidenti amerikan Trump ka mbajtur një konferencë të gjatë shtypi në Shtëpinë e Bardhë një ditë para nisjes për në Forumin e Davosit.
I pyetur mbi marrëdhënien me krerët e Francës dhe Britanisë, Macron dhe Starmer, Trump tha se ka një marrëdhënie të mirë me ta por shtoi me jo pak ironi se ata “bëjnë si të fortë” kur ai nuk është aty.
“I kemi shumë të mira marrëdheniet me Macron dhe Trump. Kur unë nuk jam vërdallë ata sillen si të ashpër por janë dy liberalë që kanë probleme në vendet e tyre. Londra dhe Parisi kanë shumë probleme. Franca dhe Britania kanë dy probleme serioze, emigracioni dhe energjia.” – tha Trump.
Më tej Trump theksoi se Bordi i Paqes i themeluar prej tij mund të zëvendësojë OKB-në edhe pse pohoi se ishte mbështetës i kësaj të fundit.
“Bordi i Paqes mund ta zëvendësojë OKB-në. OKB-ja ka shumë potencial por nuk e ka përmbushur asnjëherë potencialin e saj. Duhet të kishte mbyllur të gjitha luftrat që mbylla unë.” – shtoi Trump.