
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një konferencë për shtyp me fokus ftesën e Presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë për t’u bashkuar “Bordit të Paqes”, organizatës së re ndërkombëtare të inicuar nga Trump.
“Ftesa është një vlerësim i lartë për rolin e Shqipërisë në paqe dhe stabilitet. Është një vlerësim i drejtpërdrejtë i Presidentit Trump për Ramën, i ftuar personalisht. Por, fatkeqësisht, edhe kjo është përballur me një lum reagimesh në mediat,” tha Spiropali.
Konferenca vazhdon me detaje shtesë mbi pjesëmarrjen dhe objektivat e Bordit të Paqes.