
Zona të shumta në Tiranë kanë mbetur pa energji eletrike. Shkak për këtë është bërë një defekt në linjën 11 Kv.
Zonat që nuk kanë energji prej më shumë se 45 minutash janë lagjet “Ali Demi”, Shkoza, “Tregu Elektrik”, Sauku, Farka etj.
Ndërkohë OSHEE-ja po përpiqet të gjejë mundësi furnizimi alternative për zonat e prekura.
Probleme ka pasur edhe në furnizimin me energji të qendrës spitalore “Nënë Tereza”.