Vendosni fjalën kyçe....

Një i plagosur te Teatri Kombëtar, tensionohet situata (FOTO/VIDEO)


Një i plagosur në fytyrë te Teatri Kombëtar, tensionohet situata, ndërsa mësohet se sipas rrëfimit të tij, është marrë zvarrë edhe regjisori Edmond Budina.

Një numër i madh policësh ka rrethuar mëngjesin e sotëm godinën e Teatrit Kombëtar, e cila është  vendosur nga qeveria dhe bashkia që të prishet.

Ndërsa ka filluar prej disa ditësh largimi i objekteve brenda tij si duket ditën e sotme do jetë një aksion i plotë për zbrazjen nga të gjitha materialet e brendshme.

Ndërkohë policia ka gjetur kundërshtimin edhe sot të artistëve ku ka pasur edhe përplasje fizike me regjisorin Edmond Budina.

“Kriminelët më morën zvarrë, si të isha një leckë, kjo është një gjë e ndyrë. Ne po mbrojmë kulturën dhe qytetarinë shqiptare, të vijë një polici që s’ka pikën e dinjitetit, nuk e di se çfarë mund të themi.

Sa të jetë jeta nuk do ta harroj, Edi Rama mbaje mend këtë që më ke bërë, ti dhe këlyshët e tu, asnjëherë nuk të kam sulmuar direkt, po këtë që ndodhi sot nuk mund ta fal.

Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak”, u shpreh Budina për Fax News, duke shtuar më pas se duan të shohin nga brenda teatrin nëse është zbrazur.

Në mbështetje të qytetarëve dhe artistëve kanë shkuar kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike, si Albana Vokshi dhe Agron Shehaj.

“Çdo përpjekje për të hapur një gropë do jetë gropa për vetë Edi Ramën”, tha Basha, duke u siguruar protestuesve mbështetjen e Partisë Demokratike.

Artistë dhe qytetarë kanë mbi një vit që mbrojnë teatrin, duke shënuar një nga protestat më të gjata në Shqipëri.

Foto e disa ditëve më parë, kur nisi zbrazja e TK-së


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *