Vendosni fjalën kyçe....

19 viktima nga zjarret në Kili


Zjarret në pyje në Kili kanë lënë të paktën 19 viktima, njoftuan autoritetet të hënën, ndërsa qeveria kreu evakuime masive dhe luftoi me gati dy duzina vatrash zjarri të përkeqësuara nga nxehtësia intensive dhe erërat e forta.

Megjithëse moti gjatë natës ndihmoi në kontrollin e disa zjarreve, vatrat më të mëdha ishin ende aktive dhe kushtet e pafavorshme pritej të vazhdonin gjatë gjithë ditës, tha ministri i Sigurisë, Luis Cordero, në një konferencë për shtyp të hënën.

“Projeksioni që kemi sot është për temperatura të larta,” tha Cordero, dhe shqetësimi kryesor ishte se zjarre të reja mund të ndizeshin në të gjithë rajonin.

Pjesë të Kilit qendror dhe jugor ishin nën paralajmërime për nxehtësi ekstreme, me temperatura që pritej të arrinin deri në 37 gradë Celsius.

Shumica e të vdekurve ishin në Penco, një qytet i vogël bregdetar në veri të kryeqytetit rajonal të Concepción. Të hënën në mëngjes, mijëra banorë në zonë kërkonin mes rrënojave të shtëpive të tyre, ndërsa zjarrfikësit vazhdonin të shuanin zjarret aty pranë, shkruan CNN.