Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ushtria jonë në kolaps, helikopterët nuk ngrihen dot më në ajër, thirrje NATO-s të inspektojë


Kreu i PD-së Sali Berisha ka  ipublikuar një denoncim lidhur me gjendjen e ushtrisë shqiptare.

Ndërsa publikon denoncimin e një oficeri dixhital, Berisha shkruan se ushtria është në kolaps të plotë, gjysma e ushtarëve kanë dhënë dorëheqjen, helikopterët nuk ngrihen dot në ajër, anijet s’janë në gatishmëri.

Ai i bën thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes, sipas tij tejet të rëndë të forcave të armatosura të një vendi anëtar të saj.

“Ushtria në kolaps të plotë!
Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen në komandat e tyre për shkak të rrogave shumë të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme.
Oficerë madhorë të saj punojnë pasdite në bare dhe restorante për të plotësuar rrogat e ulëta që marrin.
Të gjithë helikopterët nuk ngrihen dot më në ajër.

Anijet e flotës detare nuk janë në gatishmëri.

I bëj thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes tejet të rëndë të Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të saj!”- shkruan Berisha.

Në denoncimin e publikuar thuhet se oficerët, punojnë pasdite si roje sigurie ose barmen apo kamerier në lokale, bare restorante sepse rrogat e tyre janë të ulëta dhe nuk përballojnë dot kërkesat familjare.

POSTIMI I BERISHËS

Ushtria në kolaps të plotë!
Gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjen në komandat e tyre për shkak të rrogave shumë të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme.
Oficerë madhorë të saj punojnë pasdite në bare dhe restorante për të plotësuar rrogat e ulëta që marrin.
Të gjithë helikopterët nuk ngrihen dot më në ajër.

Anijet e flotës detare nuk janë në gatishmëri.

I bëj thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes tejet të rëndë të Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të saj!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital!
Përshëndetje dr. jam oficer i Ministrisë së Mbrojtjes gjendja katastrofë e forcave tona të armatosura më detyron të ju drejtohem me këtë mesazh.

Ushtria jonë sot është në gjendjen e saj më të vështirë në të gjitha aspektet dhe në të gjitha fushat.
Aktualisht më shumë se gjysma e ushtarëve kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre pranë komandave, por ato nuk ju pranohen dhe ata për shkak të kontratës qëndrojnë në detyrë krejtësisht të pamotivuar. Dorëheqjet e tyre lidhen me rrogat fare të ulëta të ushtarëve dhe kushtet krejt të papërshtatshme.

Oficerët, gjer tek ata të lartë punojnë pasdite si roje sigurie ose barmen apo kamerier në lokale, bare restorante sepse rrogat e tyre janë të ulëta dhe nuk përballojnë dot kërkesat familjare.
Shumë e keqe është gjendja në flotën ajrore dhe detare të ushtrisë tonë.
Birn ka investiguar dhe ka bërë publike para 10 ditësh fenomenin e mos funksionimit të Flotës Ajrore dhe Detare të Ushtrisë Shqiptare si vend anëtar i NATO-s..!

Asnjë helikopter, përfshi dhe helikopterët CUGAR që janë blerë 10 vitet e fundit dhe kanë kushtuar mbi 100 milionë euro, nuk ngrihen qoftë dhe një minutë në ajër sepse janë jashtë gatishmërie…!

Kjo u vërtetua dhe vitin që shkoi, ku gjatë verës kishte me qindra vatra zjarri dhe Flota Ajrore Shqiptare nuk u ngrit qoftë dhe për një minutë me fik zjarret, por u desh me i kërkuar ndihmë Mekanizmit të Mbrojtjes Evropiane..!

Po kështu është situata dhe me Flotën Detare, ku asnjë anije luftarake nuk është në gatishmëri…!
Prej 3 vitesh asnjë helikopter apo anije luftarake nuk janë në gatishmëri dhe një gjë të tillë e raportojnë në buletinin ditor të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë…!