Vendosni fjalën kyçe....

SPAK aksion ndaj call center-ave në Tiranë, 10 të arrestuar dhe dy pronarë në kërkim



Detaje të reja janë bërë publike lidhur me hetimet e SPAK ndaj disa call center-ave në Tiranë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara janë arrestuar 10 persona, ndërsa dy pronarë të subjekteve janë shpallur në kërkim.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se gjatë aksionit janë sekuestruar prova materiale që pritet të shërbejnë për zbardhjen e veprimtarisë së dyshuar kriminale. Kontrollet vijojnë edhe sot, paralelisht me marrjen në pyetje të disa personave të tjerë të lidhur me çështjen.

SPAK nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar mbi akuzat konkrete, ndërsa pritet që në orët apo ditët në vijim të ketë informacion shtesë mbi ecurinë e hetimeve.