Vendosni fjalën kyçe....

“Kushtetuta e PD-së s’ka vetëpërjashtime, s’do ndalem” – Salianji i përgjigjet Berishës


Ish-deputeti i PD-së Salianji i është përgjigjur kreut të selisë blu Berisha, pasi ky i fundit tha se Salianji ishte vetëpërjashtuar. Ai shkruan se askush nuk është mbi Kushtetutën e PD-së dhe se mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve është gafë.

Salianji thekson se Kushtetuta e PD-së nuk ka vetëpërjashtime dhe se PD-ja duhet të rikthehet fituese për t’u shërbyer qytetarëve. Në fund ai njofton demokratët e Lezhës që t’i bashkohën në takimin e së dielës.

“Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje.

Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese.

Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin.

Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese.

Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”.

Do vazhdoj të përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese.

Shihemi të Dielën në Lezhë