Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet në Durrës/ Berisha: Miliona euro përfunduan në xhepat e ‘lubive’ të qeverisë


Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët u shpreh se shteti figuron vetëm në drogë dhe në letër.

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama është një hajdut dhe se ka bërë vjedhje të tmerrshme.

I ndalur tek situata e përmbytjeve, Berisha tha se gjithçka ka ndodhur nga mungesa e përgjegjësisë, dhe vjedhja e taksave të qytetarëve.

“Zjarret dogjën njerëz të gjallë, familje e shtëpi si asnjëherë tjetër dhe satelitët i verboi korrupsioni. Më dramatike është situata e përmbytjeve, e bërë nga dora e njeriut. Jo shiu, shiun nuk  e ka sjellë njeriu. Në Ultërsirën e Durrësit dy hidrovorë të fuqishëm dhe dy kanale kryesore që e mbrojnë territorin e këtij qarku oshin jashtë funksioni. Hidrovori i Hamallës, patronazhistët i kishin vjedhur tre pompa të fuqishme. Zhduku të tria, vjedh pompat e vjedh motorët dhe pafytyrësisht deri sot asnjë njeri nuk është bërë përgjegjës. Por me qëndrimet e veta të kujton njerëz primitiv dhe fajësonte qytetarë se kanë hedhur letra në kanale. Ndërkohë kanë marra taksa miliona euro por, kanë përfunduar në xhebat e lubive të qeverisë dhe banditëve të qeverisë”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se Rama nuk shpalli gjendjen e emergjencës që të mos ketë detyrim ligjor për të kompensuar dëmet një për një për qytetarët.