
Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se Rama është i gatshëm të krijojë çdo konflikt për të mos dorëzuar pushtetin.
Më tej shtoi se ka nisur betejën më të egër dhe më të rrezikshme me Kushtetutën.
“Shqiptarët presin zgjidhje nga PD dhe opozita. Ky vit fillon si asnjë tjetër në historinë e 35 vjeçare të pluralizmit politik, si asnjë vit tjetër. Ky vit fillon me një grusht shteti në zhvillim nga kreu i qeverisë apo narkodiktatori. Si asnjëherë në historinë e vendit, kryehajduti i kombit ka bllokuar procedurën Kushtetuese për të hequr imunitetin deputetëve ministrave që akuzohen nga organet e drejtësisë për vjedhje korrupsion e shpërdorim. Ky është një akt antikushtetuese, me pasoja dramatike për shqiptarët. Ky është ekzekutimi para shqiptarëve një pushteti që quhet pushteti i drejtësisë, de facto marrja në duart e tij nga Edi Rama. Parashikimet tona kanë qenë të drejta. Në dosjen e lubi Ballukut, në 3 rreshta dy janë për Ramën. Pra Lubia nuk pranon në mënyrë kategorike dhe i thotë je ti, dhe unë jam mbrapa. E vërteta kështu është. Nuk ka më hajdute se ajo, por ky është më hajdut. Tani që dosja në 3 reshta dy i ka për Ramën ai nuk pranon ta dërgojë në bankën e akuzës.”, tha ai.