Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori holandez takohet me Klodian Brahon: Konfirmojmë mbështetjen për SPAK dhe sundimin e ligjit në Shqipëri


Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, zhvilloi të enjten takimin e parë zyrtar me drejtuesin e ri të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), Klodjan Braho.

Takimi mes Brahos dhe ekipit të Ambasadës u mbajt në ambientet e SPAK.

Në reagimin zyrtar në Facebook, selia diplomatike e Holandës bën të ditur se takimi ishte në kornizën e një vizite kortezie për të përgëzuar Brahon për emërimin e tij në SPAK dhe arritjet e deritanishme të institucionit.

 “Sot, ekipi i Ambasadës tonë zhvilloi një vizitë kortezie për të përgëzuar kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho, për emërimin e tij dhe arritjet e institucionit. Përmes projekteve tona MATRA dhe krahas bashkëpunimit tonë të fortë bilateral, ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë për SPAK dhe sundimin e ligjit në Shqipëri”, shkruhet në reagimin e Ambasadës së Hollandës.

Braho u zgjodh në krye të SPAK më 11 dhjetor 2025 duke pasur në këtë detyrë Altin Dumanin.