Vendosni fjalën kyçe....

“Lidhjet e Ramës me narkotrafikun pezulluan vizat me SHBA-në” – Këlliçi


Nënkrytetari i PD-së Belind Këlliçi lëshoi akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e vizave me Shqipërinë, Kosovën dhe 73 vende të tjera.

Këlliçi shkruan se vendimi në fjalë e radhit Shqipërinë në tjetër listë të zezë dhe kjo falë politikave shpopulluese, shkombëtarizuese, kriminalizuese dhe lidhjet me narkotrafikun të kryeministrit Rama.

“Shqipëria nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në radhë me vendet e pazhvilluara. Vendimi i fundit i pezullimit të vizave nga SHBA, si mbrojtje nga vendet armike apo ato burim të emigracionit të paligjshëm, e radhit Shqipërinë në një tjetër listë të zezë, kjo falë kreut të narkoshtetit të parë në Europë, Edi Rama. Politikat shpopulluese, shkombëtarizuese, kriminalizuese dhe lidhjet me narkotrafikun të Edi Ramës në 13 vite kanë prodhuar këtë realitet, që Shqipëria të vendoset në të njëjtin plan me vendet armiqësore si Rusia e Irani apo ato me institucione të dështuara dhe shtet inekzistent. Në vetëm 1 dekadë, Edi Rama na çoi nga një vend që falë PD u anëtarësuam në NATO dhe hoqëm vizat me Europën, në një vend që tashmë partneri ynë kryesor SHBA, na liston mes vendeve jo partnere…!!! Kjo është tradhëti kombëtare.” – shkruan Këlliçi.