Vendosni fjalën kyçe....

Rama nderohet me medalje në Abu Dhabi nga Mohammed Bin Zayed al Nayan


Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed” të iniciativave humanitare që kanë dhënë për ata qe kontribuojnë në vendet në zhvillim.

Çmimet u akorduan për projekte dhe organizata që kanë punuar lidhur me përmirësimin e arsimit dhe shkollimit, sigurimin e ujit të pijshëm, mbështetjen e ushqimit për komunitetet në nevojë si dhe për nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ndër personat e pranishëm, të cilit iu akordua medalja më e lartë, ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se akordimi i medaljes, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, por edhe për Shqipërinë.

 

Postimi i kryeministrit Edi Rama

“Thellësisht i prekur  prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i emirateve të bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed al Nayan.

Akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed Bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”,