
Kompania SpaceX e Elon Musk po ofron tashmë shërbimin satelitor Starlink falas në Iran, mes protestave vdekjeprurëse dhe një bllokimi disaditor të internetit.
SpaceX ka hequr tarifën e pajtimit për Starlink në Iran, kështu që njerëzit që zotërojnë marrës në këtë vend mund të kenë qasje në shërbim pa paguar, sipas Ahmad Ahmadian, drejtor ekzekutiv i grupit amerikan Holistic Resilience, i cili punon me iranianët për të siguruar qasje në internet.
Një person i njohur me operacionet e Starlink konfirmoi shërbimin falas, duke kërkuar të mbetet anonim pasi informacioni nuk është ende publik, shkruan Bloomberg.