
Presidenti amerikan Trump ka njoftuar tarifa 25% për ushtrimin e biznesit të tyre në SHBA për të gjitha vendet që bëjnë biznes me Iranin.
Ai shkruan në rrjetin e tij Truth Social se vendimi është përfundimtar.
Vendimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë prek më së shumti Rusinë dhe Kinën, si dy nga partnerët kryesorë të Teheranit.
“Me efekt të menjëhershëm, çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë një tarifë prej 25% për çdo dhe të gjithë biznesin që bëhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky Urdhër është përfundimtar dhe vendimtar.” – shkruan Trump.
Ndërsa ka lënë të hapur ndërhyrjen në Iran kundër qeverisë së Teheranit pas protestave të përgjakshme disajavore atje, Trump po përpiqet të arrijë përfundimin e luftës në Ukrainë, çështja e cila është në negociata prej muajsh.
Edhe pse palët janë afruar në shumë pika, ka ende disa të tilla që kanë ngecur.
