![]()
Të paktën pesë policë u vranë sot në një shpërthim bombe në Pakistanin veriperëndimor, konfirmuan autoritetet, transmeton Anadolu.
Bomba u kontrollua nga distanca dhe shpërtheu pranë një automjeti të blinduar të policisë në rrugën “Gomal Bazaar” në distriktin Tank të provincës Khyber Pakhtunkhwa (KP), sipas transmetuesit lokal Geo TV.
Ministri i Brendshëm pakistanez, Mohsin Naqvi e dënoi ashpër sulmin dhe u bëri homazhe personelit të vrarë të policisë, përfshirë një oficer tjetër të stacionit.
Ai tha se Departamenti Kundër Terrorizmit ka parandaluar komplote terroriste në distriktet Peshawar, Bannu dhe Khyber të provincës, gjatë të cilave u vranë tetë terroristë.
“Ne i shohim me vlerësim veprimet e forcave për vendosjen e paqes në provincën Khyber Pakhtunkhwa”, tha Naqvi.