
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në fshatin Shelqet, në Vaun e Dejës, rreth orës 00:40, duke shkaktuar dëme materiale.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shtetasi A. F., banues në fshat, ka konstatuar dëmtimin e derës kryesore të subjektit të tij (servis). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
“Po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakisht dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale,” thuhet në njoftim.