
Rruga e fshatit Derjan në Mat është shkatërruar më pak se një vit pas përurimit.
Ajo ka rrëshqitur në disa vende të gjatësisë së saj duke u bërë thuajse e pakalueshme, shkruan BW.
Punimet për të nisën dhjetorin 2024 dhe përfunduan në prill 2025. Ajo është një nga rrugët që janë dëmtuar brenda një kohe të shkurtër pas ndërtimit.