Vendosni fjalën kyçe....

“Mos recito, ku janë dëmshpërbimet?”- Fermerët ‘përplasen’ me drejtuesit e Bashkisë Maliq


Po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak në bashkinë e Maliqit, e thirrur për të diskutuar situatën e krijuar nga përmbytjet e muajit nëntor 2025, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore të zonës.

Gjatë mbledhjes, ReportTV raportoi se Julian Guri, një nga fermerët e prekur, u bëri thirrje fermerëve të tjerë për rezistencë, duke kërkuar përgjigje konkrete nga autoritetet vendore lidhur me dëmshpërblimet.

Ai theksoi se pavarësisht njoftimeve të përsëritura dhe matjeve të kryera në terren, fermerët ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje për kompensimin e dëmeve. “Taksat tona paguhen, por përgjigje nuk ka. Ne nuk largohemi nga këtu pa zgjidhje konkrete”, u shpreh Guri.

“Taksat tona paguhen. Pse nuk i ke lajmëruar të vijnë? Ti e di shumë mirë se në çfarë gjendje jetoj unë. Tani vetëm me polici hajde na nxirrni, sepse ne nuk ikim që këtu.

Lajmëroni kë të doni, ne duam përgjigje konkrete se çfarë do të bëhet. Kam një muaj e gjysmë që ju kam lajmëruar, i keni matur edhe tokat. Ku janë dëmshpërblimet?

Hë mo më kthe një përgjigje, ça më rri ashtu. Ça të rrimë si hunjë këtu? Po ça të recitojmë këtu ne tani? Ti po reciton tani. Ne e dimë sa hektarë të mbyllur janë.

Na thoni edhe të dimë ne që të vazhdojmë me protesta”, tha fermeri Julian Guri.