
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka komentuar takimin me demokratët në Korçë. Ai shkruan se PD-ja ka brenda vetes energjinë dhe frymëzimin për ndryshimin e vërtetë për të sjellë rotacionin.
Salianji thekson se selia blu duhet të hapet e të përfshijë njerëz duke shkuar përtej vetvetes.
“Korça ishte një magjepsje. Partia Demokratike është fuqi e jashtëzakonshme!
Ka brenda vetes energjinë dhe frymëzimin për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të përfshirë njerëz, për të shkuar përtej vetes, për të sjellë rotacionin. Këtë e kemi parë në Durrës, në Gjirokaster, Elbasan, në Shkodër dhe dje në Korçën time të zemrës! Fjalët nuk ekzistojnë për të shprehur falenderimet, por dua t’i përcjell një mirënjohje nga zemra për çdo demokrat dhe demokrate të Korçës entuziazmin dhe dashurinë që më përcollën në takimin e djeshëm! E paharrueshme.” – shkruan Salianji në Facebook.
