Vendosni fjalën kyçe....

“Bashkëfshatari polic më dhunoi te dera e shtëpisë se i komplimentova motrën në Facebook” – Denoncimi i 46-vjeçarit


Në foto: Astrit e Ylli Meçaj, babë e bir që u dhunuan

Babë e bir janë rrahur në Fier dhe kanë përfunduar në spital me plagë në kokë e trup.

46-vjeçari Astrit Meçaj ka akuzuar për dhunën bashkëfshatarin e tij Fredi Lamaj ndërsa thotë se gjithçka ka ndodhur pas një komenti në Facebook-un e motrës së Lamajt.

Ai ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes si është dhunuar bashkë me të atin sapo ka mbërritur në shtëpi ndërsa u kërkon autoriteteve të marrin masa pasi thotë se dhunuesi është pjesë e strukturave policore, shkruan Shqiptarja.

“Mbrëmë në orën 11 të natës kam qenë te një lokal dhe kam arritur ë shtëpi. Kur isha te lokali më erdhi një mesazh kërcënues nga një like në facebook. Ai është një bashkëfshatar i imi që sot është komandant grupi diçka e tillë me forcat RENEA. Like i bëra motrës së tij në facebook.

Kur shkova në shtëpi janë fikur dritat vetëm të shtëpisë time dhe jam thirrur në emër për të dalë jashtë. Ai më ka thirrur nga porta e shtëpisë. Mesazhi thonte ‘nuk e di me kë je mpleksur’. Sa dal në derë më qëllojnë direkt dhe më përsërit mesazhin. Ishin të paktën 3 persona. Vetëm atë kam njohur nga zëri. Më kanë rrëzuar për tokë pa ndjenja. Në qoftë për një liken ë facebook apo një koment ka dhe falje, por që të arrijë në këtë fazë që të më bëjnë mua për spital ose babain tim. Si ka mundësi një person i tillë që është komandant grupi e vjen me shokët. Mund të ishim ulur ta kishim sqaruar. Mund të kishim pirë një kafe ta kishim sqaruar. Njihemi kemi pasur marrëdhënie të mira. Nuk ka asnjë tjetër. Fredi Astrit Lamaj e ka emrin.

Më ka thënë të njëjtat gjëra si në mesazh ‘nuk e di me kë je mpleksur’ dhe diçka tjetër që nuk mund ta them. Unë kërkoj që kjo mos të përsëritet dhe dua të drejtën time. Më është shkelur prona. Këtë person e kam dalluar vetëm nga zëri kur kam dalë jashtë. Unë i thashë që motra jote është e madhe nuk është e vogël, mund të më thotë ‘Altin boll se po më bezdis’. Komenti ka qenë ‘je bërë shumë e bukur’, një kompliment”, deklaroi 46-vjeçari Altin Meçaj.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga policia, ndërsa raportohet se rasti i ka kaluar për hetim Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore (AMP), për shkak se i denoncuari është pjesë e strukturave të policisë.