
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë të ditur se ka arrestuar autorin e aksidentit rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku humbi jetën shtetasi E. P., 60 vjeç.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Fier kanë vënë në pranga drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, bashkia Lushnjë.
Arrestimi i 34-vjeçarit është kryer në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.