
Policia e Tiranës ka arrestuar 5 shtetas të shpallur në kërkim, pasi rezultojnë të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se janë ndaluar shtetasit: Fatmir Bejo, Gëzim Lloti, Gloris Rica, Eralf Hima, Rahim Bajraktari.
konkretisht Fatmir Bejo,, 32 vjeç, ndaj të cilit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. 32-vjeçari, me datë 12.02.2024, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin M. I.
Gëzim Lloti, 40 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimeve narkotike”
Gloris Rica, 20 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.
Eralf Hima, 38 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Rahim Bajraktari., pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj e 8 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.