
Në takimin me demokratët në Korçë, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, kritikoi ashpër projektin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, duke theksuar se kostoja e saj ka shkuar nga 65 milionë dollarë në rreth 260 milionë euro.
Ai tha se rruga është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve, shkurton vetëm 10 minuta udhëtim dhe përbën rrezik serioz për jetën e qytetarëve që e përdorin çdo ditë.
“E keni parë se si rruga Qukës-Qafë Plloçë e tenderuar që në 2013 me 65 mln dollarë, ka shkuar 260 mln euro dhe e keni parë si ka rrëshqitur dhe është e pakalueshme, shkurton vetëm 10 minuta, e kanë ndërtuar si sytë e vet dhe sot rrezikon jetë e qytetarëve që kalojnë në atë rrugë në çdo moment”, u shpreh ai.