
Dega e PD-së Korçë u ka bërë thirrje demokratëve që të bojkotojnë takimin e lajmëruar nga ish-deputeti Salianji, i paralajmëruar për ditën e nesërme në orën 17:00 në “Kinema Majestik”.
Dega e PD-së shkruan se Salianji është i vetëpërjashtuar nga partia për shkak të bashkëpunimit me krimin e organizuar. Në njoftim thuhet gjithashtu se Salianji spekulon me emrin e PD-së dbe organizon takime me agjendë private, shkruan Tema.
“I dashur anëtar i PD Korçë,
Sot, Ervin Salianji, i vetëpërjashtuar nga PD për shkak se ka shkelur vijën e kuqe të përcaktuar në statutin e PD-së, që është bashkëpunimi me krimin e organizuar, duke spekuluar në emër të PD-së, po përpiqet të organizojë një takim me një agjendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, madje një agjendë që bie ndesh me të.
Dega e PD Korçë ju bën thirrje juve, si anëtar i degës, të distancoheni, pasi ky takim i shkon për shtat vetëm axhendës së Edi Ramës dhe pushtetit të tij.”
