Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet nga moti i keq, Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile


Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të martë Komitetin e Emergjencave Civile, ku theksoi se situata e krijuar nga moti i keq kërkon durim dhe solidaritet, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një fenomen atmosferik të zgjatur që ka prekur disa vende të rajonit.

“Tek vështirësia e rritur e qarkullimit, apo deri te dëmtimet e pronës, krijohet frustrim dhe në disa raste zemërim. Durimi është i domsodoshëm, nuk po përjetojmë vetëm mot të keq.

Shiu nuk ndalet me shpifjje, lumenjte nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzkaonshme.

Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk janë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë.

Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi, i njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situaë.

Është krijuar një vobull atmosferike, duke sjellë temperatura të ulëta.“, theksoi Rama.

Rama bëri të ditur se gjatë mesnatës niveli i lumit Vjosë është tërhequr gradualisht, duke rënë në 8.4 metra, si pasojë e ndërprerjes së reshjeve. Sipas tij, ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve në zonat e prekura, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri të plotë për të asistuar qytetarët në çdo emergjencë.

“Niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të plotë të të gjithë banorëve për çdo nevojë apo emergjencë”, shkruan Rama.