Vendosni fjalën kyçe....

Kumbaro: Mësimi është pezulluar në 54 shkolla në gjithë vendin


Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro bëri me dije se sot mësimi është i ndërprerë në 54 shkolla në të gjithë vendin, kryesisht në qarkun e Durrësit në zonat si Krujë, Sukth, Katund i Ri apo edhe në Fier, Gjirokastër e Vlorë.

Mes tyre prej 3 ditësh mësimi është i pezulluar edhe në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” për shkak të përmbytjes.

Sa i takon përmbytjeve në qarkun e Durrësit, foli edhe kryeministri Rama

“Për shkak të pranisë së vazhdueshme në investimet e bëra në atë zonë, kam parë dhe konstatuar se qoftë në investimin e rindërtimit dhe akademisë së Manchester City qoftë në disa investime të tjera publike, është dashur një ngritje e koutës me shtresa të qëndrueshme inetrtesh deri në 2 m në raste të caktuara.

Në atë territor kemi një problematikë tejet komplekse për shkak të ndërtimeve nën kuotë të zonave informale që e bëjnë praktikisht dhe objektivisht të pamundur që të shmanget edhe akumulimi i ujit duke u krijuar rezervuare në pikat e banuara.

Që gjithsesi në këtë rast janë prekur shumë më pak se në të kaluarën, falë investimeve të bashkisë së Durrësit dhe mbështetjes së qeverisë”, tha Rama.