
Arens Çela është emëruar drejtues i Prokurorisë së Tiranës. Sipas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Çela do ketë mandat trevjeçar deri në janar 2029.
Në të njëjtën seancë, KLP ka miratuar edhe kërkesën e Altin Dumanit për t’u angazhuar si ekspert kryesor në një trajnim ndërkombëtar për prokurorë, hetues dhe gjyqtarë nga Kosova, të organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Vendimi vjen pak ditë pasi Dumani përfundoi mandatin trevjeçar si drejtues i SPAK.
Dumani u emërua shef i Seksionit për Marrëdhëniet me Jashtë nga kreu i ri i SPAK-ut, Klodian Braho.
Në prill 2022, Çela u emërua drejtues i përkohshëm i Prokurorië së Tiranës.