
Arben Ahmetaj pohoi se Shqipëria është sot në duart e krimit të organizuar, karteleve, kreut të organizatës mafioze Rama dhe 15 oligarkëve.
I ftuar në “Çim Peka Live”, ish-numri dy i qeverisë tha se të dhënat personale dhe ato tatimore të shqiptarëve do kishin përfunduar në duart e krimit të organizuar, siç kanë përfunduar një pjesë e tyre.
“Më kanë kërcënuar tetorin e shkuar me një numër që është ose nga Mianmari ose nga Venezuela. Mesazhi thotë kërcënim me vdekje. Këto tre mesazhe janë te autoritetet zviceriane dhe përtej tyre. Nuk janë numra të thjeshtë. Mjerë kush i afrohet familjes sime, unë këtë gjë nuk e bëj më vetëm për veten time. Sot Shqipëria është në duart e karteleve, krimit të organizuar, kreut të organizatës dhe 15 oligarkëve. E kam luftuar sa kam mundur kthimin e Shqipërisë në një republikë narkotrafikante. Kupola e policisë është e përfshirë. Të dhënat personale të shqiptarëve janë një pasuri që do kishte përfunduar në duart e krimit dhe karteleve nëse do kisha pranuar propozimin që të dhënat e Tatimeve të kalonin te AKSHI.
Unë kam këtu dosjet, edhe letra. Unë e kam luftuar aq sa ç’kam mundur marrjen e Shqipërisë në një republikë narko-ë, trafikante, që nga 2014-a, që nga 2015-a. Shikoni çfarë ka ndodhur me AKSH-in. Imagjinoni sikur unë të kisha rënë dakord që të kishim lënë projektin e TVSH-së, të tatimit të vlerës së shtuar, në dorë të privateve që nuk e dimë se kush do ishin, por siç tregojnë faktet, një pjesë e tyre të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin. Gjithë të dhënat e tatimpaguesve, siç janë të dhënat personale.
E dini z. Peka çfarë pasurie kanë njerëzit në Shqipëri, përveç shtëpisë e, nuk po i hyj. Janë të dhënat. Shqipëria çfarë ka? Ka ar, ka uranium? Janë të dhënat personale. Të dhënat personale dorëzohen në dorë të krimit të organizuar. Kupola e policisë është e përfshirë, kupola e policisë, nuk po flas për policinë e thjeshtë. Është e përfshirë. Po mo, a janë futur duart në TIMS? Po mo, a një nga tenderat më të sigurisë kibernetike, është një kompani e akuzuar për organizatë kriminale, person. Po, a janë përdorur këto të dhëna personale gjatë zgjedhjeve? Po. Janë përdorur.” – tha Ahmetaj.