
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, duke paralajmëruar se rendi ndërkombëtar rrezikon të shpërbëhet dhe të kthehet në një “strofkë hajdutësh”, ku të paturpshmit marrin çfarë duan pa respektuar asnjë rregull.
Në deklaratat e tij, të cilat u interpretuan si një referencë direkte ndaj veprimeve të fundit të administratës amerikane, përfshirë rrëzimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, gjatë fundjavës, Steinmeier tha se demokracia globale po sulmohet si asnjëherë më parë, përcjell Reuters.
Edhe pse roli i presidentit gjerman është kryesisht ceremonial, fjalët e tij kanë peshë dhe ai gëzon më shumë liri për të shprehur qëndrime politike sesa zyrtarët e tjerë.
Duke përshkruar aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe pushtimin e plotë të Ukrainës si një moment historik të errët, Steinmeier theksoi se sjellja e SHBA-së përbën një “çarje të dytë historike” në rendin botëror.
“Pastaj vjen shkatërrimi i vlerave nga partneri ynë më i rëndësishëm, SHBA-ja, e cila ndihmoi të ndërtohej ky rend botëror,” tha ai gjatë një simpoziumi të mërkurën në mbrëmje.
“Bëhet fjalë për të mos lejuar që bota të kthehet në një den hajdutësh, ku më të paskrupullit marrin ç’të duan, ku rajone apo edhe vende të tëra trajtohen si prona e disa fuqive të mëdha.”
Steinmeier theksoi se është i domosdoshëm reagimi aktiv në situata kërcënuese dhe se vende si Brazili dhe India duhet të bindet të mbrojnë rendin ndërkombëtar përpara se ai të shpërbëhet plotësisht.