Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave Civile


Tre ditë pasi vendi është nën pushtetin e motit të keq dhe përmbytjeve në disa qarqe,

Sipas burimeve mediatike, qeveria po harton paketën që do garantojë dëmshpërblimin për tokat bujqësore dhe banesat.

 Nesër në orën 08:30, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin.

Pjese e mbledhjes do jenë ministritë e linjës, përgjegjëse për të menaxhuar situatën: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Në mbledhje do të diskutohet edhe paketën e dëmshpërblimeve, nga e cila do të përfitojnë të gjithë familjarët, bizneset dhe fermerët që u janë prekur tokat bujqësore.

Më herët Kryeministri Rama, përmes postimeve në rrjetet sociale gjatë gjithë ditës, i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të komunikojnë për ccdo nevojë me institucionet, të cilat sipas tij janë në terren 24 orë në 24.

Kryeministri një apel të veçantë e ka pasur për banorët e zonës së Novoselës, për të cilët është bërë një thirrje evakuimi për shkak të rrezikut që vjen nga lumi i Vjosës.