
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi kryeministrin Rama për projektin “Kayo”.
Ai tha se projekti në fjalë është korruptiv dhe në thelb dorëzon pasuritë e shqiptarëve në kompani private ndërsa përmendi me emër Ron Yeffet se qëndron pas këtij projekti.
Ahmetaj nënvizoi se Kayo nuk mund të mbikëqyret nga shteti dhe as të auditohet.
Sipas Ahmetajt, Yeffet ka qenë partner edhe te “Air Albania”.
“Kayo është projekt financiar, jo ushtarak. Në korrik 2024 u bë ligji 88 u krijua Kayo si kompani shtetërore 100%. Pas ligjit u bënë disa VKM…ato i sajonte Elira Kokona. Më pos Kayo u kthye nga kompani shtetërore në kompani tregtare në partneritet privat dfhe Kayo mund të negociojë me këdo pa mbikëqyrje. Shteti humb të drejtën e pronës, kompanitë private nën Kayo marrn kontrata ushtarake pa tender. I njëjti person që ka qenë partner te Air Albania, Ron Yeffet. Ai ka kërkuar që t’i jepet terreni. Ai ka kërkuar t’i jepet borxhi publik dhe unë e refuzova dhe tani e bën partner i Kayo. Kayo është aferë korruptive. Kayo nuk mund të auditohet nga shteti.” – tha Ahmetaj.
Pjesë nga intervista
“Projekti Kayo është një shpikje dhe projekt korruptiv i Edi Ramës. Kayo është kompania e industrisë së mbrojtjes. Ky nuk është projekt industrial, të dashur qytetarë. Është Ron Yeffet? Do vijmë te Ron Yeffet. Ky është projekt financiar. Se Kayo s’do prodhojë ndonjë gjë.
Por dua t’ju tregoj gjenezën e KAYO-s, që të kuptoni se çfarë ndodh me vendin tonë dhe me kreun e organizatës.
Në korrik të 24-ës u bë ligji numër 88. Dhe u krijua KAYO si kompani shtetërore me 100%. Okej? Me objekt prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake. Në letër ky ishte projekt për modernizimin e industrisë së mbrojtjes.
Në praktikë, ky ligj u bë baza formale për krijimin e një mekanizmi që i jep qeverisë mundësi të përdorë pasuritë shtetërore si kapital tregtar privat, jashtë çdo mbikëqyrje parlamentare.
Atëherë, menjëherë pas ligjit 88, u bë një seri me VKM. I kam këtu VKM-të, do t’i jap dosjen. 230, 231. Këto i sajonte Elira Kokona se ajo i merrte dhe i bënte një përdredhje për të dalë aty ku deshte kreu i organizatës. Dhe thotë, zgjerimi i fushës së veprimtarisë së Kayos përtej ligjit themelues, me vendim qeverie që s’lejohet.
Duke e kthyer atë nga prodhues ushtarak në operator tregtar me partnerë privatë.
Lejuan përdorimin e truallit, ndërtesave, depozitave dhe infrastrukturës ushtarake publike si kontribute në kompanitë e përbashkëta me privatin. Dhe anashkalimi, anashkaluan ligjin e prokurimit publik.
Duke i dhënë Kayos të drejtë të zgjedhë partnerë me negociatë, me negocim të drejtpërdrejtë. Ku keni parë këtë ju? Po kështu çdo shtet mund të përdredhi pasuritë kombëtare me një kompani që e krijon dhe ajo kompania… Jo.
Kompania publike ka përgjegjësi në bazë të ligjeve publike, të auditimit, të privatizimit, të menaxhimit. Nuk është kompani private. Kompanisë private i teket ortakut kryesor apo drejtorit, bën atë. Jo, atëherë kompania publike nuk e bën dot. Nuk e bën dot. Dhe hoqën çdo detyrim dhe transparencë, konkurrencë dhe raportimi financiar publik.
Pra, që nga ky moment u kthye në një mjet devijimi të pasurive kombëtare.
Dakord? Dhe më pas çfarë ndodh? Kjo VKM thotë e ndryshon. Pra, është 322-shi.
Do t’ju lodhi një çikë qytetarët, po duhet të kapin, dua të kapin thelbin se çfarë kërrmësire është duke ndodhur.
Çfarë kërrmësire është duke ndodhur. Dhe nga 100% shkon 45%. Dhe pastaj nga 45% në 20%.
Shteti humbet të drejtën e vetos. KLSH nuk mund ta auditojë më asnjë kompani bijë të tillë. Pasuria publike kthehet në kapital privat pa asnjë procedurë privatizimi. Dhe kompanitë private nën umbrellën e KAYOS marrin kontrata ushtarake pa tender.”