Vendosni fjalën kyçe....

Dështon mbledhja e Këshillit të Mandateve, demokratët: Mbledhja po bllokohet me urdhër politik të Ramës


Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve kanë akuzuar mazhorancën për bllokim të qëllimshëm të mbledhjes së këtij institucioni, duke e cilësuar situatën si pengmarrje politike të Kuvendit.

Sipas tyre, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, administrata e Kuvendit po pengon zhvillimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, në kundërshtim me rregulloren parlamentare, e cila parashikon se mbledhja mund të thirret me kërkesën e 5 anëtarëve.

“Kuvendi, me urdhër politik të Edi Ramës, vazhdon të mbajë peng mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Ndryshe nga sa përcakton rregullorja, sipas së cilës mbledhja e Këshillit mund të thirret nga 5 anëtarë, Niko Peleshi vazhdon t’i mbajë të kyçura zyrat e Kuvendit, duke mbrojtur të korruptuarën Belinda Balluku. Deputetët e PD e gjejnë derën e sallës së mbledhjes të mbyllur”, shprehen ata.

Ndërkohë Simir Korreshi shprehet: Kjo është situata, kane harruar dritat ndezur, por ka harruar te hape edhe derën për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Sot edhe pse është administrata dhe mbledhja duhet te realizohet me gjysmën e firmave te deputeteve anëtarë, nuk përgjigjen as Niko as Administrata.