Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Të zhbllokohet parlamenti i bllokuar nga Rama dhe të marrë fund grushti i shtetit



Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi nga selia blu se kryeministri Edi Rama po pengon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke bllokuar sipas tij parlamentin.

Berisha akuzoi Ramën për shkelje të Kushtetutës dhe për ndërhyrje në drejtësi, duke thënë se veprimet e tij synojnë mbrojtjen e vetes dhe Ballukut.

“Thirrja e anëtarëve të Këshillit të Mandatevve bëjnë që të mblidhet institucion, është të zhbllokohet parlamenti i bllokuar nga Rama dhe të marrë fund grushti i shtetit i zhvilluar prej tij për të mbrojtur veten dhe Ballukun. Rama e ka të qartë se pas lindës së AKSHI-t qëndron Linda e Surrelit. Të dy pengjet e ndërmarrjes së tij, Shima dhe Meçe, janë porosi të Ramës.
Rama pra është i vendosur që të shkelë çdo ligj e të shkelmojë Kushtetutën, të marrë pushtetin gjyqësor që të ligji të mos veprojë mbi Ramën, Armando Frangun, por e vërteta është edhe Linda Ramën”, tha ai.