Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Do përgatisim kallëzim penal ndaj Peleshit


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka paralajmëruar se PD do të bëjë një kallëzim penal ndaj kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.

“Pengimi i drejtësisë dhe mbrojtja e korrupsionit ka një kosto për xhepat e qytetarëve. Çdo ditë që kalon, ju vidhen nga xhepi para nga qeveria, Rama, Balluku, dhe Ballukët e tjerë në qeverinë e Ramës.

Me përgjegjshmëri të plotë ne do të vijojmë të këmbëngulim për shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së SPAK. Sot përfundoi edhe afati 3 javë që iu dha Ballukut.

Duke nisur nga nesër, çdo sekondë vonesë nënkupto shpërdorim Detyre nga Peleshi pra kryerjen e një vepre penale.

Pa asnjë diskutim ne do të përgatisim edhe një kallëzim penal ndaj Paleshit”, tha ai.