Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën e Arbrit, plagosen dy persona, transportohet te “Trauma” njëri prej tyre


Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit.

Dy automjete u përplasën kokë më kokë në aksin rrugor Bulqizë – Maqellarë në vendin e quajtur Krajk.

Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve mbetën të plagosur. Ata u dërguan fillimisht për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin bashkiak të Bulqizës, e më pas njëri prej tyre u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë lagështia në rrugë.