Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, një i plagosur rëndë dërgohet në Spitalin e Traumës



Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Peqin–Elbasan, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. A., 43 vjeç, është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasja M. F., 26 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, M. A. ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesja e mjetit tjetër ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në një rast të veçantë, shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. M., 43 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit.