Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Media e lirë thelbësore për demokracinë, mesazh për 35-vjetorin e “Rilindjes Demokratike”



Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar me një mesazh për 35-vjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike”, duke vënë në dukje rëndësinë e medias së lirë në funksionimin e demokracisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa citoi Thomas Jeffersonin, duke theksuar se “liria jonë varet nga liria e mediave”, dhe nënvizoi se pa media të pavarura nuk mund të ketë shoqëri të lirë dhe qytetarë të ndërgjegjshëm.

Ajo e cilësoi “Rilindjen Demokratike” si gazetën e parë të fjalës së lirë në Shqipëri, duke theksuar rolin historik që ka pasur në proceset demokratike të vendit. Sipas Zhupës, kontributi i kësaj gazete e bën atë pjesë të pandashme të historisë së medias shqiptare.

Deputetja e PD-së shtoi se edhe sot Shqipëria ka nevojë për media që i shërbejnë së vërtetës dhe informimit të drejtë të qytetarëve, duke theksuar se vetëm një shoqëri e mirëinformuar mund të mbrojë lirinë dhe demokracinë.