
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 19 janar seancën e radhës së shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëpandehurve të tij.
Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, përfshirë edhe avokaten kryesore të Veliajt. Kjo e fundit ka paraqitur një kërkesë për shtyrje përmes emailit, duke sqaruar se ndodhej jashtë vendit.
Në seancën e planifikuar për sot nuk ishte i pranishëm as kryebashkiaku Erion Veliaj.
Seanca e ardhshme është caktuar për më 19 janar, ku Gjykata e Posaçme pritet të vijojë me shqyrtimin paraprak të çështjes.