Vendosni fjalën kyçe....

“Balluku s’dihet ku i çoi 53 milionë eurot e Tunelit të  Llogarasë, 400 milionë euro për inceneratorët e plehrat mbetën rrugëve” – Lapaj


Kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj tha pas rikthimit në sheshin para kryeministrisë së kreu i qeverisë Rama duhet të dorëhiqet për abuzimet dhe skandalet që kanë shoqëruar qeverisjen e tij.

Ai tha se zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk dihet se ku i ka çuar 50 milionë eurot e Tunelit të Llogarasë. Ai ceku edhe çështjen e inceneratorëve teksa tha se mbi 400 milionë euro janë shpenzuar për to ndërkohë që plehrat kanë mbetur rrugëvë.

“Unë jam kam fajin Belinda Ballukut që 53 mln i çon në drejtim të paditur. Unë ia kam fajin këtyre për 400 mln eurot e inceneratorëve dhe plehrat ngelen rrugëve. Unë ditën që nuk i them këto nuk rri më në jetë publike dhe madje as në Shqipëri. Unë po merrem me Edi Ramën si kryeministër, me Edi Ramën që ka marrë në mbrojtje Belinda Ballukun. Jo Ballukun si zonjë si grua si nënë, por si ministre dhe zv/kryeministre që është kapur në abuzim. Me Belindën si njeri nuk ka problem, problemin e kam me funksionarin e shtetit.” – tha Lapaj.