
Kryeministri Rama tha sot se Shqipëria është në një vit që për sa i përket ekonomisë është ndër më të mirë.
Në fjalimin e fundvitit, kreu i qeverisë theksoi se rritja ekonomike e vendit është 3.9%, më e larta në rajon.
Ai tha gjithashtu se investimet e huaja janë rritur ndërsa njoftoi rritjen e pagës minimale dhe të pensioneve.
“Jemi në një vit që në aspektet e ekonomisë është ndër më të mirët dhe parashikohet të mbyllet viti me një rritje ekonpomike 3.9%. Rritje më e larta në gjithë këtë pellg ku gjendemi ne në kontinentin tonë. Bizneset e reja janë shtuar me 20%, investimet e huaja vetëm tremujorin e tretë janë rritur mbi 10%. Paga mesatara në tremujorin e tretë ka rezultuar në 833 euro, që është një rritje domethënëse. Do kemi edhe ligjin për pagën minimale që shkon mbi 500 euro që prek një numër të madh punonjësisht në sektorin shtetëror e privat. Me hyrjen e vitit të ri nis rriutja e qëndrueshme e pensioneve me një mbështetje që do shkojë duke u katërfishuar e pesëfishuar vit pas viti.” – tha Rama.