Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj nis fushatën në terren: 100 mijë firma në mbështetjet të drejtësisë e kundër korrupsionit


6

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka nisur fushatën në terren për mbledhjen e firmave të qytetarëve në mbrojtje të drejtësisë dhe kundër korrupsionit.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të zgjedhin qartë në cilën anë qëndrojnë.

“100 mijë firma në mbështetje të drejtësisë dhe kundër korrupsionit! Jemi në Tiranë dhe po shkojmë në gjithë Shqipërinë për të mbledhur firmat tuaja! Koha të zgjedhim tani çfarë do të bëjmë me të ardhmen tonë. Po kërkojmë mbështetjen e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Po i kërkojmë qytetarëve shqiptarë që të zgjedhin me kë janë, më drejtësinë? Apo janë me Belinda Ballukun që ka vjedhur qytetarët shqiptarë, me Erion Veliajn? Duam që Edi Rama të dalë para drejtësisë, të hetohet, të mos e pengojë drejtësinë. Këtë po bëjmë.” – thotë Shehaj.