Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Të zëmë bulevardin gjersa Rama të qërohet dhe të shkojë para ligjit


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat se largimi i asaj që ai e cilësoi si “qeveria e krimit” mund të arrihet vetëm përmes protestave. Berisha u bëri thirrje opozitarëve për sakrificë dhe angazhim maksimal, duke theksuar se protesta është rruga e vetme për t’i çuar para drejtësisë, sipas tij, përgjegjësit për vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pse u ndala këtu?
U ndala në mesazhin për të gjithë opozitarët dhe demokratët, nuk ka dëshmi më tronditëse se këto për një qeveri.
Nuk ka akuzë më të rëndë ndaj nesh në rast se ne nuk i rrëzjmë këta.
Të jemi realistë për këtë.
Gjithçka është hedhur, ne jemi para sfidës dhe çfarë kërkohet: sakrificë, sakrificë, sakrificë.
Kërkohet të zëmë bulevardin gjersa ky të qërohet dhe të shkojë para ligjit, para gjykatës për vjedhjet që ka bërë.
Pra, në një kontekst, PD ecën e sigurt drejt pushtetit.
Por në këtë kuadër, departamenti Brain Gain duhet të gjejë brenda, dhe do të gjejë brenda strukturave tona, të gjithë hapësirat e domosdoshme.
Dhe ky nuk është thjesht interes i PD, jo, ky është interes i shoqërisë shqiptare.
Shoqëria shqiptare e ka të nevojshme, të domosdoshme të shohë të rinj, të reja që i përkushtohen, që dijet e tyre, aftësitë e tyre, i vendosin, i investojnë në projektin e madh transformues për të cilin Shqipëria ka nevojë jetike.
Pra, në këtë kontekst, ridimensonimi i rolit të departamentit, por edhe ridimensionimi i vetë departamentit të rolit të tij dhe të përfshirjes sa më të gjerë, është një shans i madh për PD-në, për opozitën.
Ndalemi për një moment, jemi këtu, unë që po flas, në mënyrë të përsëritur në forume kam bërë thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, çdo drejtuesi, të bëni gjithçka për të afruar vlerat në shoqëri drejt nesh.
Dhe jam i bindur se këtë mesazh demokratët, opozitarët e kanë të qartë që është i domosdoshëm.
Por, ne kemi vlerat midis nesh dhe këtyre hapësirën duhet t’ua japim dhe do ua japim.
Unë kam bërë një bisedë informale me këta, këta kanë plot ide se ku mund të angazhohen, ku mund të japin më shumë.
Ne jemi në një kohë të pashembullt.
Ndër të tjera kjo kohë kërkon, duke filluar nga unë dhe secili prej jush, të përshtatemi për veprimtari shumëplanëshe.
Nuk ka kohë.
Koha është e pamëshirë.
Nuk na pret koha.
Ndaj dhe ne duhet të pranojmë të ndërmarrim njëkohësisht veprimtari të shumanshme.
Vetëm në këtë mënyrë ne do mund t’i përgjigjemi misionit historik të përmbysjes së diktaturës autokratike të Edi Ramës.
Shansit historik për përmbysjen e saj.
Urdhëroni se ç’ndodh.
Drejtësinë nuk e njoh, imunitetet nuk i heq, vetëm sa i thurte Lubisë bis në atë monologun e tij dje.
Kështu që garantoj departamentin, duke e falënderuar me shumë mirënjohje për kontributet e tij thelbësore, garantoj në emër të PD se roli i tyre do të ridimensionohet tërësisht në interesin më mirë të shoqërisë shqiptare, para së gjithash, të forcë tonë politike po e po, dhe të opozitës shqiptare.
U uroj edhe njëherë një vit të ri siç doni vetë, me shumë suksese, gëzime dhe të mira dhe u ftoj të vazhdojmë këtë betejë që është edhe shansi i jetës tonë dhe në mënyrë absolute është shansi më i madh i jetës tonë, kontributi më i madh që ne mund të japim për këtë vend dhe komb.
Nuk ndajmë vërtet epoka, por ndajmë Shqipërinë nga e keqja më shkatërrimtare që ajo ka pasur ndoshta në 1 mijë vitet e fundit.