Vendosni fjalën kyçe....

Nënshkruhet marrëveshja mes LDK-së e AAK-së, Haradinaj zbulon emrat e ministrive që do marrë


Arrihet marrëveshja e koalicionit mes AAK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit që kishte me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Në një deklaratë për mediat, Haradinaj tha se partia e tij do marrë 4 ministri dhe do ketë edhe një zëvendëskryeministër në qeveri.

Ai tha se AAK do të mbajë përgjegjësi për politikën e jashtme ndërsa konfirmoi se Zëvendëskryeministër i parë do të jetë Besnik Tahiri, e Ministre e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj.

“Kemi arrit drejt krijimit të qeverisë. Siç e dini, tani është praktikë kur arrihet koalicioni që krijohet një lidhje në politikë të jashtme, kur marrin pjesë dy partnerët, e marrin njëri njërën, e tjetri tjetrën. Në rendin e sigurisë po ashtu, një ndarje. Në Ekonomi dhe në Ministrisë e tjera, Aleanca në këtë qeveri mban përgjegjësi për politikën e Jashtme, pra për Ministrinë e Jashtme, Drejtësisë, të Zhvillimit Ekonomik dhe të Arsimit. Edhe emrat jua kam bërë me dijeni me kohë.

Janë si vijon:

Zëvendëskryeministër i parë, Besnik Tahiri

Ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj

Ministër i Drejtësisë, Selim Selimi

Ministër i Zhvillimit Ekonomi, Blerim Kuçi

Ministër i Arsimit, Ramë Lika”– tha Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *