
Një draft-kornizë e propozimit të paqes me 20 pika pritet të jetë në qendër të bisedimeve midis presidentit ukrainas Zelensky dhe homologut të tij amerikan Trump në Florida, këtë të diel, shkruan Reuters.
Zelensky ka thënë se plani mund të bëhet baza e një marrëveshjeje të ardhshme për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Pas javësh bisedimesh për të modifikuar një draft të mëparshëm me 28 pika, Zelensky tha këtë javë se shumica e pozicioneve janë afruar ndjeshëm.
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë arritur konsensus për dy pika kryesore: kontrollin e territorit dhe të centralit bërthamor të Zaporozhzhia-s.
Pikat e draft-propozimit:
1. Sovraniteti i Ukrainës: Do të riafirmohet sovraniteti i Ukrainës.
2. Marrëveshja e mossulmimit: Parashikohet një marrëveshje e plotë dhe e pakontestueshme mossulmimi midis Rusisë dhe Ukrainës. Do të vendoset një mekanizëm monitorimi përmes mjeteve të paautonoma hapësinore (dronë/satelitë) për të mbikëqyrur linjën e kontaktit.
3. Garancitë e sigurisë: Ukraina do marrë garanci të forta sigurie.
4.Forcat e Armatosura: Ukraina do të mbajë forcat e saj të armatosura në nivelin aktual prej 800,000 personash. (Drafti i mëparshëm i SHBA-së kërkonte reduktim të forcave).
5. Mbrojtja e stilit “Neni 5”: SHBA, NATO dhe vendet evropiane do t’i ofrojnë Ukrainës garanci sigurie që pasqyrojnë Nenin 5 të NATO-s (mbrojtja e ndërsjellë).
6. Formalizimi ligjor nga Rusia: Rusia do të sanksionojë politikën e mos-sulmimit ndaj Evropës dhe Ukrainës në të gjitha ligjet dhe dokumentet e nevojshme, përfshirë ratifikimin me shumicë dërrmuese në Dumën ruse.
7. Anëtarësimi në BE: Ukraina do të bëhet anëtare e BE-së në një datë specifike të përcaktuar.
8. Paketa e zhvillimit global: Ukraina do të marrë një paketë të fortë zhvillimi për prosperitetin e ardhshëm.
9. Fondet e rindërtimit: Do të krijohen disa fonde për rimëkëmbjen ekonomike me objektiv mobilizimin e 800 miliardë dollarëve.
10. Tregtia e lirë me SHBA: Përshpejtimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë. SHBA synon të ofrojë kushte të ngjashme edhe për Rusinë nëse i jepet qasje Ukrainës.
11. Statusi jo-bërthamor: Ukraina konfirmon se do të mbetet shtet pa armë bërthamore (sipas Traktatit NPT).
12. Centrali Bërthamor i Zaporizhzhia-s: Pika ende pa konsensus. SHBA propozon që centrali të operohet bashkërisht nga Ukraina, SHBA 13. dhe Rusia (me aksione të barabarta dhe menaxhim amerikan). Kievi propozon një ndërmarrje 50-50 vetëm midis SHBA-së dhe Ukrainës.
13. Toleranca dhe minoritetet: Programet arsimore kundër racizmit dhe paragjykimeve. Ukraina do të zbatojë rregullat e BE-së për tolerancën fetare dhe mbrojtjen e gjuhëve të minoriteteve.
14. Territori: Pika më komplekse. Rusia kërkon tërheqjen e trupave ukrainase nga pjesët e mbetura të rajonit të Donetskut. Kievi kërkon ndalimin e luftimeve në vijat aktuale të frontit. Uashingtoni ka propozuar zona të çmilitarizuara dhe një zonë të lirë ekonomike në Donetskun që kontrollon Kievi.
15. Mosndryshimi i kufijve me forcë: Pas marrëveshjes territoriale, palët zotohen të mos i ndryshojnë ato përmes forcës.
16. Liria e lundrimit: Rusia nuk do të pengojë përdorimin e lumit Dnipro dhe Detit të Zi për qëllime tregtare. Gadishulli Kinburn do të çmilitarizohet.
17. Komiteti Humanitar: Shkëmbimi i të gjithë të burgosurve të luftës (“të gjithë për të gjithë”), kthimi i civilëve dhe fëmijëve të ndaluar.
18. Zgjedhjet: Ukraina duhet të mbajë zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur pas nënshkrimit të marrëveshjes.
19. Këshilli i Paqes: Marrëveshja do të jetë ligjërisht e detyrueshme dhe do të garantohet nga një Këshill Paqeje i kryesuar nga Presidenti Trump.
20. Armëpushimi: Sapo palët të pajtohen, një armëpushim i plotë do të hyjë në fuqi menjëherë.